Si të përgatisim Tortë me kos. Receta e dërguar nga Adelina M.
Tortë me kos
Sasia: 4 persona
Përbërësit
- 160 gr miell
- 100 gr niseshte
- 150 gr sheqer
- 100 ml vaj luledielli
- 250 gr kos i bardhë
- 4 kokrra vezë
- 1 pako maja për ëmbëlsira
- 1 pako vanilje
- 1 kokërr limon lëkura
- pak kripë
Përgatitja
- Në një enë rrihni vezët me sheqerin derisa të arrihet një masë si shkumë. Shtojmë vajin duke e vazhduar rrahjen.
- Shtojmë kosin dhe përsëri vazhdojmë ta rrahim.
- Në një enë tjetër bashkojmë miellin, niseshtenë, majanë dhe i hedhim tek masa e mëparshme. Vazhdojmë ti rrahim të gjitha së bashku. Shtojmë lëkurën e limonit, vaniljen dhe pak kripë.
- Marrim tavën, e lyejmë me pak gjalpë dhe e spërkasim me miell. Hedhim masën në të dhe e fusim të piqet në furrë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.
- Pasi të piqet lëreni të pushojë për disa minuta.
- E presim në feta dhe kur ta shërbejmë dhe nëse dëshironi mund ti hidhni pak sheqer pluhur sipër.
Notes
Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”