Torte me fiq dhe rrush

Ëmbëlsirë e thjeshte Torte me fiq dhe rrush. Receta e dërguar nga Sabahate H.

Torte me fiq dhe rrush

Sasia: 0

Përbërësit

  • 9 vezë
  • 9 lugë gjelle sheqer
  • 150 gr fiq të thatë
  • 100 gr arra të grira
  • 150 gr rrushë të thatë
  • 3 lugë miell
  • 7 lugë gjelle niseshte
  • 100 ml qumësht
  • 250 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr biskota

Përgatitja

  • Rrihen të bardhat e vezëve me një majë luge kripë derisa bëhet shkumë. Pastaj i shtojmë sheqerin, arrat e grira, rrushin e thatë dhe në fund fiqtë e copëtuara qe i kemi përzier me 3 lugë miell.
  • Në një tavë katrore i shtrojmë letër kuzhine dhe e derdhim masën. E pjekim në 180°C për 15 minuta.
  • Të verdhat e vezës i rrahim me niseshtenë dhe qumësht. I ziejmë në zjarr të ulët. Kur të trashet, e heqim nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin e rrahur me sheqerin.
  • Në fund shtojmë dhe biskota të bluara. Pasi të piqet korja e ndajmë në tre pjesë. I rendisim një rend kore një rend krem në fund e dekorojmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like