Ëmbëlsirë interesante Tortë me biskota. Receta e dërguar nga Doriana D.
Tortë me biskota
Sasia: 0
Përbërësit
- 500 ml qumësht
- 1 pako biskota petite
- 2 banane
- 1 kuti qumësht panda
- pak kokos
Përgatitja
- Si fillim marrim një enë të thellë dhe hedhim qumështin. Marrim biskotat dhe i fusim te qumështi jo të zbuten shumë. Marrim një tavë dhe vendosim biskotat rrjesht. Sipër biskotave vendosim nga një fetë banane.
- Pasi e kemi bërë këtë gjë, atëherë hedhim qumështin panda në çdo shtresë. Në përfundim hedhim koko nga lart dhe mbulojmë mirë dhe anash. Zbukurojmë tortën sipas dëshirës.