Tortë Kapricio

Tortë Kapricio.Receta e dërguar nga Gjorgjeta.

Tortë Kapricio

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 kokrra vezë
  • 200 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 200 ml vaj
  • 200 ml qumësht
  • 1 pluhur baking powder
  • 1 pako vanilje
  • Për mbushjen

  • 100 gr arra grira
  • 100 gr sheqer
  • 5 luge gjellë prevede kajsie

Përgatitja

  • Thyejmë vezët duke i ndarë me kujdes të bardhën nga e verdha. Në të verdhat hedhim sheqerin dhe i rrahim mirë. Pastaj shtojmë vajin dhe qumështin.
  • I rrahim përsëri dhe në fund shtojmë miellin me baking powder. Ndërkohë një tavë me përmasa 20 -25 e lyejmë me gjalpë dhe hedhim masën e krijuar. Furën e nxehte, fusim tavën dhe e pjekim për 20 minuta në 180°C.
  • Ndërkohë rrahim të bardhat me 100 gr sheqer sa bëhet marengë dhe hedhim arrat. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lyejmë me prevedenë e kajsisë pastaj hedhim dhe marengën dhe e hapim mirë. E kthejmë në furrë dhe për 10 min në 180°C. E shërbejmë pasi ftohet.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.