Tortë e thjeshtë me mollë

Tortë e thjeshtë me mollë është receta e dërguar nga Brikena H. Kjo është një tortë fare e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Tortë e thjeshtë me mollë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 3 kokrra mollë
  • 3 kokrra vezë
  • 150 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr sheqer
  • 1 pako peciv maja për ëmbëlsira
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim vezët dhe i rrahim me pirun. Shtojmë sheqerin dhe më pas shtrydhim limonin por më parë duhet ti kemi marrë lëkurën.
  • I trazojmë përsëri dhe shtojmë miellin qe kemi përzier me pecivin. Në fund shkrijmë gjalpin dhe e shtojmë përbërjes.
  • Masën e hedhim në një tave të rrumbullakët ku e kemi lyer pak me gjalpë dhe miell.
  • Qërojmë dhe pastrojmë mollët. I presim në feta jo shumë të holla dhe i vendosim me kujdes sipër përbërjes në tave. E fusim në furrë për 30 minuta në temperaturën 180°C. Pasi të piqet, presim sa të ftohet dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.