Recetë gatimi e thjeshte, supë kremoze me perime. Receta e dërguar nga Manjola H.
Supë kremoze me perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 130kcal
Përbërësit
- 500 gr mish sipas dëshirës viç, apo pule
- 2-3 lugë gjelle oriz
- 1 karotë
- 1 kungull mesatar
- 1 patëllxhan
- 1 spec të vogël
- pak majdanoz
- 1 limon
- 2 feta djathi
Përgatitja
- Kavardisim mishin me pak vaj ulliri dhe e vejmë te ziej me ujë. Pasi është zierë mishi, marrim zarzavatet dhe i presim në rrota të medhaja dhe gjysëm karrote e presim në kubik të vegjel fare. I fusim ti zjejmë bashkë me mishin.
- Në një enë të vogël vendosim 2-3 lugë gjelle oriz dhe e mbulojme me ujë që të zbutet. Pasi janë zierë pak zarzavatet i fusim në mixer dhe i punojmë që të bëhën si krem.
- Kremin e hedhim sërisht në tenxhere, pastaj fusim orizin me atë pak ujë që ka në mixer dhe e bluajmë dhe këtë dhe e fusim në tenxhere.
- E lëmë disa minuta të zjej pak kremi orizit dhe në fund hedhim dy fetat e djathit të treten, majdanosin e grirë dhe lengun e limonit. I lëmë dy minuta dhe e heqim nga zjarri. Shërbehet e ngrohtë.