Specka të mbushura me kërpudha, bakon dhe djath kaçkavall në furrë. Receta e dërguar nga Anita Xh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.
Specka të mbushura me kërpudha, bakon dhe djath
Sasia: 0
Përbërësit
- 12 specka mesatare për mbushje
- 400 gr kërpudha konservë
- 350 gr bakon mish derri i tymosur i prerë në feta të holla
- 350 gr djath kaçkavall të grirë
- 8 feta djath të verdhë për tost sipas dëshirës
- 1 kokërr qepë
- 4 specka të kuqe të gjata
- 4 specka jeshile të gjata
- pak vaj
- pak kripë
- pak piper
- pak ujë
Përgatitja
- Pasi i kemi larë speckat dhe i kemi fshirë u presim kapakun sipër dhe nga kapaku pastrojmë farat.
- Grijmë 4 speckat e kuqe dhe jeshile që i kemi për mbushje në copa të vogla, gjithashtu edhe bakon dhe kërpudhat i presim në copa të vogla.
- Në një tigan ose tenxhere, hedhim pak vaj dhe skuqim qepën, speckat e grira, kërpudhat dhe bakon (copat e mishit të tymosur). U shtojmë pak kripë dhe piper.
- Pasi i kemi skuqur fillojmë mbushjen.
- I vendosim speckat e mbushjes në një tepsi ose pirex që e kemi lyer me vaj.
- Në fillim hedhim hedhim në çdo speck pak djath të grirë, pastaj mbushjen e përgatitur dhe sipër përsëri pak djath të grirë. I mbulojmë nëse na pëlqen me fetat e djathit që përdorim për tost dhe u vendosim kapakun e speckave sipër.
- U hedhim pak vaj nga sipër dhe gjysëm gote ujë dhe i pjekim në furrë të ngrohur në 220 gradë. I shohim gjatë pjekjes nëse e kanë pirë ujin dhe u shtojmë pak ujë akoma që të mos na digjet tepsia. Pasi speckat kanë marrë ngjyrë dhe janë zbutur nga pjekja fikim furrën.
1 comment
shum te shishme jan