Gatimi për speca te skuqura me domate. Receta e dërguar nga Mailinda C.
Speca te skuqura me domate
Sasia: 0
Përbërësit
- 6 speca
- 1 domate
- pak kripë
- pak vaj ulliri
Përgatitja
- Si fillim vendosim tiganin me vaj në zjarr të nxehet. Presim specat në kubik të vegjël dhe pasi është nxehur vaji i hedhim në tigan që të skuqen.
- Ndërkohë që skuqen specat marrim domaten dhe e presim në kubik ose në rende sipas dëshirës. Pasi specat janë skuqur hedhim domaten dhe pak kripë.
- I trazojmë herë pas here dhe i heqim nga zjarri pasi domatet të jenë shkrirë komplet dhe të jetë krijuar një salcë.
- Sipas dëshirës në fund mund ti shtojmë edhe pak gjizë. Shërbejmë specat me bukë të thekur.