Si të gatuajmë ëmbëlsire Kek me çokollatë. Receta e dërguar nga End R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.
Kek me çokollatë
Sasia: 2 persona
Kalori: 139kcal
Përbërësit
- 100 gr gjalpë
- 100 gr çokollatë të zezë
- 80 gr sheqer
- 50 gr miell
- 2 kokrra vezë
Përgatitja
- Në një enë shkrijmë çokollatën dhe gjalpin.
- Në një enë tjetër, rrahim vezët. Pastaj hedhim miellin dhe sheqerin dhe e përziejmë mirë masën.
- Çokollatën e shkrirë bashkë me gjalpin, i hedhim tek masa që krijuam. I përziejmë deri sa të krijohet një maze, pak e lëngëzuar.
- Masën e krijuar për kek me çokollatë e hedhim në enën e lyer me pak gjalpë të shkrirë.
- E fusim në furë të parangrohur për 15 minuta në temperaturën 160°C.
- Pasi të ftohet, kek me çokollate është gati për tu servirur.