Sallatë verore me Oriz

Sallatë verore me Oriz është nje recetë e dërguar nga Learsa E. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.

Sallatë verore me Oriz

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 240 gr oriz
  • 240 gr peshk ton
  • 50 gr rukola
  • 300 gr domate të vogla
  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr karota
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Orizin sipas dëshirës mund ta skuqim ose me gjalpë ose me vaj ulliri në mënyrë që të ndahet kokrra nga kokrra. I hedhim ujë dyfishin e orizit dhe e lejmë në zjarr të ulët derisa uji të jetë shteruar.
  • E heqim nga zjarri dhe e e vendosim të kullojë në një enë.
  • Ziejmë vezët për 10 minuta. Në një pjatë presim domatet e vogla në 2 pjesë dhe hedhim karotat të prera në fije të holla. Shtojmë peshkun ton dhe rukolën. Më pas hedhim vezët të copëtuara, shtojmë pak kripë, piper dhe vaj ulliri.
  • I shtojmë në fund orizin e ftohur dhe i përziejmë bashkë. E vendosim sallatën e orizit në frigorifer deri në momentin e servirjes.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like