Rolo mishi me ereza

Si të gatuajmë rolo mishi me ereza. Receta e dërguar nga Alma M.Feta mishit e prera hollë nga roloja dhe të shoqëruar me pilaf të zi dhe të bardhë.

Rolo mishi me ereza

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg mish rolo te marre te gatshëm te kasapi
  • disa erëza te ndryshme
  • 40 gr gjalpë
  • Erëza te ndryshme për marinaden

  • 1 lugë të vogël me kumin trumze, manxurane, sherbele, rozmarine, glikanxo(anice)
  • disa thelpinj hudhra
  • 1 qepe
  • 2 gota vere e kuqe
  • 1 gote ujë
  • Për salcën shoqëruese

  • 2 lugë supe soja sauce
  • 1 filxhan lëng mish vici
  • 1 lugë te vogël gjalpë
  • 1 +1/2 luge te vogël korn flour miell misri

Përgatitja

  • Marinimi i mishit

  • Përgatisim një marinade për mishin me erëzat e mësipërme. Në një enë të thellë vendosim, verë të kuqe të lehtë, shtojmë ujë dhe kur do fusim brenda në enë rolonë e mishit kjo sasi lëngu të arrije deri në gjysmën e saj.
  • Në këtë enë shtojmë erëzat, të gjitha nga një luge të vogël kafeje, kumin, trumze, manxurane, sherbele, rozmarine, glikanxo (anice). Shtojmë disa thelpinj hudhra dhe një qepe të ndarë në 4 copa.
  • E lëmë të marinohet për gjysme ore duke e kthyer nga të dyja anët.
  • Përgatitje e erëzave.

  • Marrim erëzat e thata me radhë trumze, manxurane, sherebel, rozmarine, glikanxo(anice) kardamo, piper kokërr të zi, të bardhe, të kuqe dhe i rrahim në havan mirë mirë derisa të copëtohen, jo te gjitha se bashku, por pak e nga pak që të copëtohen mirë. Po kështu edhe hudhrën.
  • Duke i nxjerrë nga havani i vendosim në një tepsi dhe i shtojmë erëzat pluhur, kripen susamin, farat e lulëkuqes, lëkuren e limonit dhe i trazojmë mire e mire me njëra tjetrën.
  • Marrim rolone e mishit dhe e lyejmë me vaj ulliri nga të gjitha anët dhe e shtrojmë mbi erëzat dhe përpiqemi të mbulohet tërësisht nga erëzat.
  • Vendosim në zjarr një tigan të madh, apo një tepsi të vogël e cila na e merr rolone. Hedhim gjalpin (apo edhe vaj ulliri sipas dëshirës) dhe skuqim rolone në një zjarr të forte me qellim që të krijoje një kore të bukur nga të gjitha anët. Më pas shtojmë me kujdes një pjesë nga lëngu i marinades.
  • E rrotullojmë me kujdes, të mos na ikin erëzat nga mishi. E heqim nga zjarri dhe e vendosim në furrë të ngrohur më parë në 220°C dhe e lëmë deri në 25 minuta dhe mishi brenda do të jete pak I kuq, nëse e duam më të pjekur e lëmë edhe 25 minuta të tjera në 180 gradë.
  • Pasi e nxjerrim e leme 30 minuta të pushojë.
  • Përgatisim salcën

  • Në një tenxhere të vogël marrim lëngun qe ka ngelur ne tepsi dhe i shtojmë përbërësit e mësipërm të salcës, 2 luge supe soja sauce, 1 filxhan lëng mish vici , 1 luge te vogël gjalpë 1+1/2 lugë të vogël korn flour apo edhe niseshte, e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të lidhet.
  • Me pas për servirjen e presim në feta shumë të holla, shtojmë nga salca e përgatitur dhe e shoqërojmë me pilaf te zi apo edhe me zarzavate te pjekura.

Notes

role-mishi-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi-2

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.