Receta për Kinder

Receta e dërguar nga Brikena H. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo ëmbëlsirë i ngjan çokollatave Kinder dhe pëlqehet nga të gjithë. Shoqëroheni me një gotë qumësht në mëngjes.

Receta për Kinder

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona

Përbërësit

Për bazën me kakao:

  • 150 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 150 gr margarinë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 pako peciv maja
  • 1 pako kakao

Për kremin e bardhë

  • 250 gr çokollatë të bardhë
  • 500 ml pana për ëmbëlsira

Përgatitja

  • Në një enë mundësisht qelqi, hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim fortë me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një masë shkume.
  • Shtojmë më pas margarinën të cilën e kemi shkrirë në mikrovalë ose banjëmaria. Shtojmë kakaon dhe miellin ku kemi hedhur dhe pecivin. I trazojmë të gjitha së bashku derisa të bashkohen mirë përbëresit.
  • Masën e përftuar e hedhim në një tavë ku kemi vendosur letër furi.
  • Në furrin ë nxehtë fusim tavën dhe në temperaturën 180°C e lëmë për 30 minuta. Mund të bëni provën me kunj dhëmbësh. Pasi të piqet e lëmë të ftohet.
  • Për të bërë kremin duhet të marrim një gotë më pana dhe e bashkojmë më çokollatën e bardhe të shkrijë në banjëmaria. Ndërkohë qe çokollata shkrin, me një rrahës elektrik rrahim pjesën tjetër të panës.
  • Pasi e kemi rrahur mirë, bashkojmë të dy përbërjet dhe i trazojmë me ngadalë.
  • Marrim më pas bazën dhe e ndajmë në mes horizontalisht. Mbushim me krem dhe sipër vëmë pjesën që premë. Kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet për mëngjes.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like