Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.

Receta për Kabuni

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr oriz
  • 1 litër lëng mishi mundësisht dashi(ose ujë)
  • 200 gr sheqer
  • 150 gr rrush të thatë
  • 100 gr gjalp
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak kanellë pluhur
  • pak karafil
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin dhe pasi ka shkrirë gjalpi hedhim orizin. E kavërdisim për gati 5 minuta duke e përzjerë me lugë druri pa ndaluar. Hedhim ujin i cili duhet të jetë i nxehtë, dy – tre kokrra karafil dhe pak kripë.
  • Për ti dhënë kabunisë atë ngjyrën e bukur, bëjmë karamelin duke skuqur 2 lugë sheqer me pak vaj ulliri. Pasi është skuqur sheqeri, e shtojmë te kabunija gjatë zierjes.
  • E lemë masën të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të ngadalshëm.
  • Pasi shikojmë që uji ka shterur dhe orizi ka çuar bulëza sipër e fikim zjarrin. E lemë të mbuluar për gati 10 minuta që orizi të zbutet.
  • Pastaj e derdhim orizin në tepsi ku hedhim edhe rrushin e thatë.
  • E lemë përsëri 10 minuta dhe më pas i hedhim sheqerin. E përziejmë sa të shikojmë që sheqeri është tretur dhe pastaj e hedhim në pjata, sipër hedhim kanellën dhe mund t’a zbukurojmë me reçel rrushi sipër.

Notes

Përgatitja e Kabunisë

Ju bëftë mirë!

kabuni-kuzhina-shqiptare-receta-gatimi

7 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!