Perime të pjekura në furrë me sallam

Receta per perime të pjekura në furrë me sallam eshte dërguar nga Moza F. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Perime të pjekura në furrë me sallam

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 patëllxhanë
  • 10 speca të kuqe
  • 10 speca jeshile
  • 6-7 kunguj të vegjël të gjatë
  • 400 gr sallam derri
  • 1 tufë majdanoz
  • pak piper
  • pak kripë
  • pak vaj

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë të gjitha, i presim në copa të vogla të rrumbullakëta. Presim gjithashtu edhe sallamin në feta të rrumbullakëta.
  • I hedhim të gjitha në një tepsi. U shtojmë faj mjaftueshëm, kripë piper dhe rigon. I trazojmë të gjitha bashkë dhe i fusim në furrë të nxehtë dhe i pjekim për 40 minuta në 200 gradë. I trazojmë gjatë kohës së pjekjes që të marrin ngjyrë të gjitha.
  • Nëse keni edhe perime zarzavate të tjera mund t'i hidhni, dhe të hidhni sipas dëshirës suaj çfarëdo mase që keni në frigorifer.
  • Nëse dëshironi në fund, 5 minuta përpara se ti nxirrni mund t'u shtoni edhe djathë të bardhë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like