Recete e veçante Perime Ograten.Receta e dërguar nga Jonida H. C.
Perime Ograten
Sasia: 0
Përbërësit
- disa perime të ndryshme
- 3 domate ose 1 luge salcë
Për beshamelën
- 3 lugë gjelle miell
- 50 gr gjalpë
- 1/2 l qumësht
Përgatitja
- Skuqim mirë perimet dhe i shtojmë domatet e grira (ose salcën). Shtojmë pak ujë që të ziejnë pak, pastaj i shtrojmë në tepsi.
- Më pas bëjmë beshamelin. Hedhim gjalpin në tenxhere, miellin, qumështin dhe pasi trashet e hedhim mbi perimet. Sipër beshamelit hedhim djathë të grirë. Fusim tepsinë në furrë 200°C derisa të piqet.