Receta e dërguar nga Manjola H. Patëllxhana të mbushur me feta djathi është një pjatë e stinës me një shije delikate, pasi patëllxhani ka atë hidhërimin karakteristike dhe djathi e zbut këtë hidhërime dhe e kthen në një shije më delikate.
Patëllxhana të mbushur me feta djathi
Sasia: 0
Përbërësit
- 4 patëllxhanë mesatar
- 2 kunguj të vegjël
- 2 kokrra qepe
- 2 thelpinj hudhra
- 3 kokrra domate
- 300 gr mish
- pak majdanoz
- 1 karotë
- pak kripë
- pak piper
- disa feta djathi
Përgatitja
- Patëllxhanët i lajmë dhe u heqim brenda tulin që ti mbushim më pas. Duke i lënë rreth gjysmë ore në ujë me kripë për të hequr hidherimën.
- Pastrojmë dhe kungujt duke u hequr tulin dhe i grijmë. Grijmë gjithashtu qepën dhe i bashkojmë me mishin dhe i kavardisim. Pastaj në mikser grijmë karotën dhe domatet dhe pak djathë të bardhë. Kavardisim kungujt dhe patëllxhanët e grirë dhe i hedhim domatet e grira, thelpinj e hudhrave dhe majdanozin.
- I lëmë disa minuta deri sa të ziejnë, pastaj i mbushim patëllxhanët dhe kungujt dhe i vendosim në tavë. Përsipër i mbulojmë me feta djathi dhe e fusim në furë. I pjekim në temperaturë 180°C, duke i kthyer nga të dyja anët.