Omlet me spinaq

Si të gatuajme Omlet me spinaq. Receta e dërguar nga Rina K. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.

Omlet me spinaq

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr spinaq
  • 1 qepe e mesme
  • 1 hudhër
  • 9 kokrra vezë
  • 1/2 filxhan qumësht
  • 100 gr djathë parmigiano
  • 2 domate
  • 3 copa djathë dhie ose ndonjë lloje tjetër
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak piper të zi

Përgatitja

  • Ngrohim paraprakisht furrën në 200 °C. Hedhim spinaqin ne një tigan me ujë dhe e mbulojmë me kapak dhe e vëmë në zjarr për pak minuta. Pasi të zihet e kullojmë dhe e lëmë mënjanë.
  • Në një enë përziejmë së bashku vezët e rrahura, qumështin dhe djathin parmigiano. Shtojmë domatet e copëtuara, hedhim kripë dhe piper të zi.
  • Fërgojmë qepën me vaj ulliri në një tigan për 4-5 minuta. Shtojmë hudhrën dhe spinaqin e zier më parë. Spinaqin e bashkojmë me masën me vezë e qumësht dhe i përziejmë të gjitha së bashku.
  • Masën e përgatitur e hedhim në një tavë. Hedhim djathin e dhisë mbi omlet dhe e fusim tavën në furrë. Piqet për 13-15 minuta, derisa omleti të fryhet dhe të fitojë një ngjyrë të artë.
  • E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet për pak minuta dhe shërbejmë omlet me spinaq.

omlete-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Barbunja greke sallatë

Receta e dërguar nga Eglantina Dh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda.