Oktapod dhe karkaleca me patate e deceta e dërguar nga Ori N. A. Lexo si te pergatisni oktapod me karkaleca.
Oktapod dhe karkaleca me patate
Sasia: 0
Përbërësit
- 150 gr patate
- 150 gr oktapod
- 80 gr karkaleca
- pak piper
- pak kripe
- pak vaj ulliri
- 1 limon për dekorin
- pak spec te kuq
Përgatitja
- Marrim patatet mbasi i kemi larë dhe qëruar mirë, i ziejmë në ujë të bollshëm. Pastaj i presim patatet në formë të rrumbullaket dhe i vendosim në një enë ku i hedhim kripë, piper dhe vaj ulliri.
- Pastaj marrim karkalecat e qëruar dhe të pastruar mirë i marinojmë me vaj ulliri, kripe, piper. Pastaj marrim oktapodin dhe ziejmë. Pasi e kemi zierë e presim dhe gjithashtu i hedhim kripe, piper dhe vaj ulliri.
- Pastaj marrim një formë të rrumbullaket e lyejmë me vaj dhe galete, pastaj i shtrojmë me radhe tek forma që do i pjekim patatet, oktapodin dhe karkalecat dhe i fusim në furrë për 12 minuta në 180°C.
- Pasi i kemi pjekur i vendosim në pjatë duke i bërë dekorin sipër limona të prerë hollë dhe pak spec të kuq, karota dhe pak laket të kuqe.