Muffins me çokollatë

Muffin me çokollatë sapo të dalë nga furi janë fantastik. Por ju mund ti ruani dhe më gjatë dhe ti konsumoni në mëngjes me qumësht. Receta e dërguar nga Adelina M.

Muffins me çokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 150 ml qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë
  • 5 kokrra vezë
  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 100 gr kakao pluhur
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi, rrihni gjalpin me sheqerin derisa ky i fundit të shkrihet komplet dhe të formohet një shkumë. Shtoni më pas vezët duke vazhduar rrahjen.
  • Bashkoni të gjithë përbërësit pluhur, miellin, majanë dhe kakaon së bashku dhe ja shtoni masës me vezë pak nga pak. Sapo të trashet masa, shtoni qumësht dhe vazhdoni rriheni, shtoni përsëri pak nga mielli që përziem dhe sapo thahet, shtoni përseri qumësht kështu me radhë (shto ujë e shto miell me pak fjalë).
  • Në fund fare shtoni çokollatën dhe vaniljen e shkrirë në banjëmaria. Masa që duhet të përftojmë duhet të ngjajë me një krem.
  • Ideale për muffin është mirë të keni forma të rrumbullakëta. Hidhni përbërjen ne një xhep pastiçier ose dhe me lugë mbushni format. Mund të nxirrni rreth 15 muffin me këtë masë.
  • Pasi ti keni mbushur, futini të piqen në furrë të nxehte me 180°C për 30-40 minuta. Pasi të piqen, hiqni nga forma dhe shërbejini. Nëse dëshironi, shtoni pak sheqer pluhur sipër, sheqerka me ngjyra ose dhe topping me shije të ndryshme.

Notes

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like