Receta e dërguar nga Genti H.
Mish Qengji Role me shtresë Patatesh
Sasia: 0
Përbërësit
Për 4 persona
- 1 kofshe qengji
- 2 kokrra qepe të prera imët
- 1 gotë thërrime buke galet
- 2 lugë vaj
- 5-6 gjethe nenexhik
- 3 dege rozmarinë
- 1 kg patate te prera hollë
- 4 rrepa të bardha
- 2 gota qumësht
- 2 lugë gjalpë
- 1/2 lugë miell
Përgatitja
- Në mënyrë që të eliminoni angarinë në shtëpi i kërkoni kasapit ta ndajë kockën nga mishi, ose po se patët bezdi e bëni vetë në shtëpi. Skuqim qepet pa i dhëne ngjyrë me nenexhik dhe i shtojmë thërrimet e bukës.
- E mbledhim mirë dhe I shtojmë pak kripë e piper.
- Ndërkohë mishin, duke përdorur majën e thikës e hapim paksa mesin dhe krijojmë një shtrat. E lyen me përbërjen e qepës dhe e rrotullojmë. Pra jemi duke krijuar një role në këtë mënyre.
- Marrim ca spango kuzhine dhe e lidhim mirë mishin në katër vende në mënyrë që mos na hapet mishi kur ta gatuajmë. Tani marrim fletët e patateve dhe I shtrojmë në një tepsi të vogël nja tre gisht lartësi. I hedhim lart qumësht me pak kripë e një degë rozmarinë dhe gjalpë. E vendosim në furre në temperaturën 180°C dhe kurdisim orën për rreth 40 minuta.
- Ndërkohë rolen e përgatitur fillojmë e skuqim në një tigan të nxehtë dhe i japim pak ngjyrë anësoresh. E vendosim në një tepsi së bashku me rrepat dhe e lëmë për rreth 15-20 minuta. Është mirë mos e thajmë shumë.
- Ndërkohë heqim patatet nga furra, po kështu edhe mishin. Marrim një lugë gjalpë e hedhim në tigan, e shkrijmë pa e djegur në temperaturë të ulët dhe i shtojmë miellin. I shtojmë lëngun e krijuar nga mishi dhe e kurdisim paksa dhe tani kemi formuar një lëng të përshtatshëm që shkon me pjatën tonë.
- Tani nuk na ngelet gje veçse të bashkojmë virtytet e punës sonë nëpër pjata. Paraqitja është shumë e rëndësishmen kështu që bëhuni sa më krijues.