Mini Topsa me marmelatë eshte recete e dërguar nga Klea B. Për mbushje mund të përdorni marmelata të ndryshme ose reçel.
Mini Topsa me marmelatë
Sasia: 0
Përbërësit
Përbërësit për brumin
- 1 kg miell
- 500 ml qumësht
- 5 të verdha veze
- 200 gr gjalpë
- 200 gr sheqer
- pak maja birre
Për skuqje
- 400 ml vaj
Përbërësit për mbushje
- 200 gr marmelatë pjeshke
Notes
[instructions title="Përgatitja e brumit"]
Në fillim marrim qumështin dhe e ngrohim pak. Në të hedhim majanë, dy lugë miell dhe dy lugë sheqer i trazojmë mirë dhe i lëmë në një ambient të ngrohtë që të vijë për 20 minuta. Më pas këtë mas e marrim dhe i hedhim miellin e mbetur, sheqer gjithashtu gjalpin dhe vezët. E përziejmë mirë brumin derisa të jenë bashkuar bashkë të gjitha. Në qofte se brumi del i qullët, ka nevojë për dhe pak miell. E lëmë për një orë të vijë më pas e marrim dhe e vendosim në tavolinën e punës të cilën e kemi lyer me miell. I hedhim sipër miell dhe e hapim me një rryl ose pec më një trashësi prej 2 centimetrash. Me ndihmën e një gote bëjmë forma të rrumbullakëta. Vëmë vaj të në zjarre. Kur të jetë i nxehtë i hedhim brumin të skuqet. I lëmë të skuqen derisa të marrin një ngjyrë kafe. I skuqim nga të dyja anët dhe në fund i mbushim me marmelatë me ndihmën e një forme kuzhine e cila mundëson mbushjen e ëmbëlsirën pa i prishur formën. Në fund i hedhim sheqer pluhur për zbukurim.
[instructions]