Makarona Spaghetti Carbonara, kjo është pjata ime e preferuar dhe mendova ta ndaj me ju. Receta e dërguar nga Adela K.
Makarona Spaghetti Carbonara
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 160 gr makarona spaghetti
- 2 kokrra vezë
- 1 e verdhë veze
- 100 gr djathë i grirë parmigiano
- 80 gr pançetë ose bacon
- pak kripë
- pak piper
Përgatitja
- Vëmë një tenxhere me ujë në zjarr. Sapo të filloj vlimi i hedhim kripë mjaftueshëm. Pas pak hedhim dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë. Për këtë pjatë mund të përdorni dhe lloje të tjerë makaronash të gjata.
- Mund dhe ti provoni me noodles, nga e cila ka origjinën kjo recetë. Për zierjen e makaronave lexoni etiketën por pak a shumë për 5 minuta vlim janë nëse mjaftueshëm, por varet nga personi.
- Ndërkohë që makaronat vlojnë, presim pançetën në kubete te vegjël (pancetta, guanciale italisht ose përdorni bacon) dhe e hedhim ne tigan të shkrihet dhjami dhe te marrin një skuqje. Nëse nuk ka shumë pjesë dhjami, shtoni pak fare vaj.
- Marrim një enë qelqi dhe hedhim dy vezët dhe të verdhen dhe i trazojmë me pirun sa ti thyejmë përmbajtjen. Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e trazojmë sërish me pirun. Nëse masa është shumë e dendur, shtoni pak ujë nga ai ku po zihen makaronat.
- Ndërkohë, makaronat janë zierë, i kullojmë dhe i hedhim tek tigani me pançetë. I përziejmë mirë.
- Tani mund të veproni si të dëshironi, o të hidhni vezët me djathin tek makaronat, por sigurohuni qe ti hiqni nga zjarri, ose te hidhni makaronat dhe pançetënë enën që gjenden vezët.
- I përzieni mirë. Nëse në fundin e makaronave është e ujshme, shtoni pak djathë. Kjo shërbehet si pjatë e parë dhe kur e shërbejmë hedhim pak piper sipër. Rekomandohet të konsumohet sapo gatuhet.
Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”.