Kek me kakao

Embelsire Kek me kakao. Receta e dërguar nga Enni E. Kek me kakao i lyer sipër me çokollatë.

Kek me kakao

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

Për kekun

  • 80 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako kakao pluhur
  • 80 gr miell
  • pak kripë
  • pak sode buke

Për dekorimin

  • 200 gr çokollatë
  • 30 gr gjalpë
  • 3 lugë kakao pluhur
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 filxhan sheqer

Përgatitja

  • Ndezim furën në 230°C. Lyemë tavën me gjalpë. Me pas hedhim pak miell në tavë duke e përhapur gjithandej. E lemë mënjanë. Marrim një enë tjetër ku hedhim gjalpin e shkrirë dhe më pas hedhim sheqerin dhe përziejmë bashkë.
  • Më pasë hedhim vezët, ekstraktin e vaniljes dhe i përziejmë. Hedhim kakaon, millin dhe i përziejmë. Me pas hedhim kripën dhe sodën. Përziejmë dhe më pas hedhim masën në tavën e lyer më gjalpë dhe miell. E fusim në furë dhe e lëmë derisa të piqet.
  • Hedhim gjalpin dhe përziejmë me kakaon. Më pas hedhim mjaltin, ekstraktin e vaniljes dhe sheqerin. Përziejmë të gjitha së bashku. Pasi të nxjerrim kekun nga fura, lyemë me këtë çokollate sipër. E shërbejmë në feta.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Barbunja greke sallatë

Receta e dërguar nga Eglantina Dh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda.

Tortë me krem

Receta e dërguar nga Flutur B. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona. Tortë me krem.