Kek i sherbetosur me arra – Karidhopita

Receta për Karidhopita e dërguar nga Anita Xh dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Ëmbëlsire Karidhopita përgatitja e recetës.

Kek i sherbetosur me arra - Karidhopita

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 vezë
  • 200 gr sheqer
  • 280 gr miell
  • 250 gr gjalpë
  • 400 gr arra të qëruara
  • 2 lugë të vogla kanellë
  • 1 lugë të vogla baking powder
  • Për sherbetin nevojiten:

  • 500 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • 80 ml konjak
  • 1 shkop kanellë

Përgatitja

  • Rrahim vezët me sheqerin. Hedhim miellin, kanellën dhe baking powder. I trazojmë mirë. Shtojmë gjalpin e shkrirë i trazojmë dhe fund shtojmë edhe arrat e copëtuara.
  • Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe e spërkasim me miell që të përhapet kudo dhe e kthejmë tepsinë përmbys që të bjerë mielli i tepërt. Hedhim masën e përgatitur në tepsi dhe e fusim në furrë të ngrohur 175? C për 60 minuta.
  • Për sherbetin ziejmë për 5 minuta ujin me sheqerin bashkë me konjakun dhe shkopin e kanellës. Heqim shkopin e kanellës dhe e hedhim sherbetin e nxehtë tek keku i pjekur. (Sherbeti mund të hidhet kur keku është i nxehtë ose i ftohtë, sipas dëshirës). Shoqërohet me akullore, me krem djathi, sadigji, luleshtrydhe etj.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like