Si të gatuajmë Karkaleca deti në furrë. Receta e dërguar nga Enerieta R.
Karkaleca deti në furrë
Sasia: 0
Përbërësit
- 500 gr karkaleca deti
- 150 gr djathë të bardhë
- 450 gr domate të grira
- 100 gr djathë kaçkavall
- 1/2 gotë me verë të bardhë
- 1 qepë të grirë në rende
- 3 lugë gjelle majdanoz të grirë
- 1 thelpi hudhre
- 1/2 lugë të vogël piper i kuq
- pak piper të zi
- pak rigon
Përgatitja
- U heqim karkalecave lëkurën dhe u lëmë vetëm bishtin, sepse bishti i jep shije gjellës. (Nëse doni mund t’ua hiqni edhe bishtin). I hedhim në një tenxhere të marrin një zierje të lehtë dhe i shpëlajmë me ujë bollshëm.
- Në një tigan ku kemi hedhur pak vaj, skuqim lehtë qepën e grirë, hudhrën dhe e shuajmë duke hedhur verën. Shtojmë piperin e kuq, piperin e zi, dhe salcën e domateve, rigon, pak kripë dhe i lëmë të ziejnë deri sa të trashet salca.
- Në një tavë ose pyrex hedhim karkalecat dhe midis karkalecave vendosim copat e djathit të prera në katrorë, gjithashtu edhe djathin kaçkavall. Shtojmë sipër salcën e përgatitur. Nëse duam sipër hedhim pak djathë kaçkavall të grirë dhe e mbulojmë me letër alumini. E fusim në furrë të nxehur për 25 minuta në 180 gradë.