Receta Jufka me qumësht pluhur është dërguar nga Umu U. dhe është e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Jufka me pluhur qumështi mund të votohet edhe ne faqen e Facebook.com/ArtiGatimit
Jufka me qumësht pluhur
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal
Përbërësit
- 3 filxhan kafe qumësht pluhur
- 3 filxhan kafe niseshte
- 3 kokrra vezë
- 1 lugë kafe sode buke
Për sherbetin
- 2 gota sheqer
- 2 gota ujë
- 1 pako vanilje
Përgatitja
- Marrim pluhurin e qumështit, niseshtenë, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. I hedhim vezët. I trazojmë derisa të bëhet një brumë i njëtrajtshëm i hollë. Marrim një filxhan me ujë dhe një lugë gjelle.
- Në tepsi me letër furi marrim me lugën e njomur një herë me ujë dhe marrim nga brumi i përgatitur. I renditim në tepsi. Më pas i fusim në furë të ngrohur më parë dhe i pjekim për 15 minuta në temperaturë 180°C.
- Pasi janë pjekur i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Në një enë tjetër ziejmë sherbetin. Në sherbetin e nxehtë i hedhim një nga një derisa të njomen nga të dyja anët dhe i heqim duke i renditur në pjatancë. Kështu veprojmë me të gjitha.
2 comments
me pelqen gatime