Embelsira Honey Balls.Receta e dërguar nga Megi A. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.
Honey Balls
Sasia: 0
Përbërësit
Për 4-5 persona
- 2 1/2 gota uji miell
- 1 gotë uji kos
- 1 vezë
- 1/2 lugë kafeje kripë
- 1/2 lugë kafeje sode buke
- 1 lugë gjelle kanelle
Për shurupin
- 1 portokall
- 1/2 luge kafeje kanellë
- 4 lugë gjellë mjaltë të shkrirë
Përgatitja
- Në enë hedhim kosin, sodën, kripën dhe vezën. I përziejmë bashkë deri sa të bëhen një masë. Shtojmë ngadalë miellin duke e përzier për të mos krijuar kokrriza.
- Shtojmë kanellën dhe i përziejmë të gjitha së bashku. E lëmë masën të vije për rreth 20 min. Në zjarr të bollshëm vendosim një tigan të thelle dhe e mbushim plotë e përplot me vaj. E lëmë vajin të nxehet shumë.
- Pasi vaji është nxehur marrim një luge gjellë dhe e mbushim 1/2 e saj me masën që ndodhet në enë. E hedhim me kujdes në tiganin me vaje duke përdorur gishtin tregues të dorës duke bërë kujdes të mos digjemi.
- E përsërisim këtë deri sa tigani të mbushet me topthat e vegjël. I lëmë të skuqen në vajë deri sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.
Shurupi
- Marrim portokallin dhe lëkurën e saj e grijmë në rende. Shtojmë kanellën dhe mjaltin. I përziejmë deri sa të bëhen një masë. Vendosim topthat në pjatë dhe sipër tyre hedhim në mënyrë të njëtrajtshme shurupin.