Fileto peshku tigani

Fileto peshku tigani.Receta e dërguar nga Armand V.

Fileto peshku tigani

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 600 gr fileto peshku
  • 30 gr kaperi
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 30 gr qepujka të vogla
  • 30 gr ullinj të zi
  • 200 gr domate të vogla
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 filxhan çaji verë e bardhë
  • pak miell

Përgatitja

  • Grijmë qepën të imët. Copëtojmë hudhrat dhe i hedhim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë specat e grirë hollë bashkë me qepën e njomë dhe qepujkat.
  • Lyejmë filetat e peshkut me miell dhe i kavërdisim me përbërësit e tjerë ( kaperi + ullinj). Shtojmë verën e bardhë, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta.
  • Kur të jetë drejt fundit të zierjes i shtojmë domatet të prera në kube dhe majdanoz. E hedhim në pjatë bashkë me masën që kemi në tigan. Përbri pjatës vendosim 3-4 feta buke të thekura. Shoqërohet me verë të bardhë.

Notes

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Barbunja greke sallatë

Receta e dërguar nga Eglantina Dh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda.

Fituesit e Konkursit te Gatimit 2013

Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.