Fergesë specka

Receta Fergesë specka e dërguar nga Denisa R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Lexo pergatitjen per Fergesë me specka.

Fergesë specka

Sasia: 0

Përbërësit

  • 10-12 speca të përziera të kuqe, jeshile dhe të verdha
  • 4-5 domate mesatare
  • 5-6 qepë të njoma
  • 300 gr gjizë ose djathë të bardhë
  • 4-5 thelpinj hudhre
  • 2 kokrra vezë
  • pak kripë
  • pak vaj
  • pak piper
  • pak rigon

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë specat dhe i kemi prerë në copa të vogla i skuqim bashkë me qepët e njoma dhe me hudhrën që i kemi grirë edhe këto në copa të vogla.
  • U qërojmë lëkurën domateve dhe i grijmë në mikser ose në rende i hedhim bashkë tek specat të marrin një zierje të lehtë dhe më pas shtojmë djathin ose gjizën, piper të zi ose nëse duam piper djegës të grirë dhe vezët e rrahura lehtë.
  • Shtojmë dhe pak rigon. Fikim sobën dhe i lëmë të marrin një zierje të lehtë me nxehtësinë që ka mbetur.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.