Si të përgatisim ëmbëlsirë me shumë pet. Receta e dërguar nga Eljesa E.
Ëmbëlsirë me shumë pet
Sasia: 4 persona
Përbërësit
Përbërësit për brumin:
- 5 kokrra vezë
- 350 gr sheqer
- 200 ml vaj
- 5 lugë ujë
- 1 pako fryrës pluhur për pjekje
- 500 gr miell ose më pak
Përbërësit për Krem:
- 2 L qumësht
- 200 gr çokollatë
- 3 pudingë çokollatë
- 1 pako kakao
- 1 pako arrë kokos
- 3 lugë miell
- 250 gr sheqer
- pak margarinë
Përgatitja
- Të gjithë përbërësit e lartpërmendur i përziejmë duke i shtuar me radhë, vezët, sheqerin, pak vaj, ujë dhe pecivin e përzier me miellin. Pasi behet brumë i ndajmë në 10-12 topa që më pas i tëhollojmë me anë të një peci.
- I bëjmë peta në forma të rrumbullakët dhe me madhësi të njëjtë.
- I skuqim në vajë të nxehtë.
- Qumështin e vëmë në zjarre dhe i shtojmë çokollatën duke e përzier vazhdimisht. Në një enë tjetër i shtojmë pudingët, kakaon, miellin dhe sheqerin duke i përzier shtojmë pak margarinë.
- I përziejmë mirë dhe i kthejmë tek qumështi.
- Duke u zier e përziejmë vazhdimisht. E lëmë derisa masa trashet dhe e heqim nga zjarri.
- Me këtë masë i lyejmë petët me radhë dhe sipër e zbukurojmë me kokos.