Ëmbëlsirë me sherbet

Si te gatuajmë një ëmbëlsirë me sherbet.Receta e dërguar nga Frenki A.

Ëmbëlsirë me sherbet

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 kokrra vezë
  • 150 gr sheqer
  • 300 ml me kos të freskët
  • 500 gr miell
  • 1 filxhan kafe qumësht
  • 1 lugë kafe me sode
  • 2 filxhanë kafeje me arra të grira
  • Për sherbetin

  • 500 ml ujë
  • 300 gr sheqer
  • pak vanilje

Përgatitja

  • Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike. Shtojmë kosin dhe vazhdojmë rrahjen me rrahësen elektrike. Shtojmë sodën e bukës pastaj shtojmë miellin e përzier me qumësht duke e përzier me luge gjelle (jo me rrahëse elektrike) shtojmë në fund arrat.
  • Lyejmë tepsinë e aluminit me vaj dhe pjekim ëmbëlsirën në furrën e nxehur pak me përpara në 250°C. Ziejmë sherbetin ndërkohë.
  • Sipas dëshirës sherbetin mund ta bëjmë të trashë me shumë sheqer ose të hollë me pak sheqer. Sherbeti i ftohtë hidhet tek ëmbëlsira e nxehtë pasi ka kulluar në furrë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like