Delicioso Pastel

Si te gatuajme Delicioso Pastel. Receta e dërguar nga Megi A. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Delicioso Pastel

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1/2 lugë gjellë maja buke
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • 3 1/2 filxhan çaji miell
  • 1 1/2 filxhan çaji ujë
  • 1 e verdhë veze
  • pak niseshte
  • pak majonezë
  • pak ketchup
  • pak djathë pice
  • pak sallam
  • pak kërpudha
  • disa ullinj

Përgatitja

  • Hedhim majanë e bukës, kripën, sodën e bukës, miellin dhe ujin në enën e thellë dhe zëmë brumin. E lëmë brumin të vijë për 30 min.
  • Pasi brumi ka ardhur e vendosim atë në tavolinën e punës. E ndajmë në 4-5 pjesë. I pluhurosim të gjitha pjesët me pak niseshte për të mos ngjitur. Më pas me pecin që përdorim për brumin e picave i hapin ato në formë drejtkëndore.
  • Marrim një tepsi dhe e lyejmë atë me vaj. Marrim një nga petët dhe e lyejmë fillimisht me majoneze e me pas me ketchup. Në mesin e saj vendosim djathë pice, sallam, kërpudha dhe ullinj.
  • E mbështjellim me kujdes që të ruajë formën duke mbyllur mirë anët që të mos derdhet mbushja gjatë pjekjes. E vendosim në tepsi. Këtë e përsërisim dhe për pitet e tjera.
  • Në një pjatë hedhim të verdhën e vezës dhe e rrahim me pirun. Me furçën e kuzhinës lyejmë pjesën e sipërme të pites me vezën e rrahur. I lëmë të piqen në furrë derisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.

Notes

delicioso-paste-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi-

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.