Çokollatë banane – Embelsire e shpejte

Çokollatë banane është receta e radhës dërguar nga Taulanti. Kjo recete ëmbëlsire e shpejte është e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Ëmbëlsire ideale per nje pasdite plot shije.

Çokollatë banane - Embelsire e shpejte

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr biskota
  • 150 gr margarinë ose gjalpë
  • 700 ml qumësht
  • 70 gr niseshte
  • 6 luge gjelle sheqer
  • 100 gr çokollatë e bardhë
  • 100 gr çokollate e zezë
  • 4 banane
  • 30 gr margarinë ose gjalpë

Përgatitja

  • Për bazën copëtojmë biskotat dhe i lyejmë me margarinë. Vendosim masën në fundin e një tavë të drejtkëndëshe.
  • Për mbushjen e parë ndahet pak qumësht dhe përzihet niseshteja. Pjesa tjetër e qumështit, përzihet me sheqerin dhe vihet të vlojë. Pastaj shtohet niseshteja e tundur, kakao dhe çokollatë e zezë. Përzihet në temperaturë mesatare deri sa të trashet dhe përzihet mirë mbushja menjëherë derdhet mbi koren e biskotave.
  • Për mbushjen e dytë, gjithashtu përzihet niseshteja në pak qumësht, pastaj shtohet çokollata e bardhe e thyer në copa. Përzihet në temperaturë mesatare deri sa të trashet. Së pari radhiten bananet e prera në gjysmë për së gjati. Mbi këto hedhim mbushjen e dytë. Torta e përgatitur ruhet në frigorifer derisa të shërbehet.

Notes

Përgatitja e embelsires

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like