Embelsirë amerikane Cheesecake me Karamel. Receta e dërguar nga Adela K.
Cheesecake me Karamel
Sasia: 0
Përbërësit
Për Bazën
- 300 gr biskota të thjeshta
- 100 gr gjalpë light
Për Kremin
- 2 kokrra vezë mesatare
- 250 gr djathë pa kripë
- 250 gr pana krem qumështi
- 150 gr sheqer
- 1 limon
- pak vanilje
Për Karamelin
- 100 gr gjalpë light
- 300 gr sheqer
- 300 ml qumësht
- 150 ml qumësht i kondensuar condensed milk
Përgatitja
Përgatitja e Bazës
- Grijmë biskotat në mikser derisa të kemi një pluhur me kokrriza të vogla. Shkrijmë 100 gr gjalpë dhe në një enë qelqi i bashkojmë me biskotat.
- I trazojmë mirë së bashku. Marrim një tavë mundësisht të rrumbullakët dhe hedhim përbërjen.
- E shtrojmë në mënyrë uniforme në fundin e saj. Me anë të ndonjë shtypëse e ngjeshim mirë. E vëmë në ngrirje dhe ndërkohë përgatisim kremin, por nuk duhet të kaloj më shumë se 15 minuta.
Përgatitja e Kremit
- Rrahim vezët me sheqer derisa ky i fundit të tretet komplet. Për të shpejtuar punën mund të përdorim rrahës elektrik. Më pas shtojmë panën dhe e rrahim sa të përzihet mirë e gjithë përbërja. Shtojmë dhe djathin dhe e rrahim mirë. Grijmë koren e limonit brenda masës krijuar dhe gjithashtu shtrydhim dhe gjysmën e tij.
- Nxjerrim bazën që kemi në ngrirje dhe sipër i hedhim kremin që përgatitëm.
- E fusim në furrë për 30 minuta në temperaturën 180°C dhe më pas dhe 30 minuta të tjera më 150°C, ose derisa shpërfaqa të marri ngjyrë në portokalli.
Përgatitja e Karamelit
- Ndërkohë që kemi vënë cheesecake në furë të piqet, përgatisim dhe karamelin që do hedhim sipër.
- Në një enë hedhim gjalpin, qumështin dhe sheqerin dhe i vejmë në zjarr të ulët. I trazojmë vazhdimisht. Pasi të fillojnë flluskuat e para duhet të nisim kohën dhe ta lëmë akoma në zjarr për 15 minuta.
- Më pas gjithmonë pa e hequr nga zjarri ulët dhe pa ndaluar së trazuari hedhim qumështin e kondesuar. E mbajmë në zjarr derisa të kemi një masë një ngjyrë karameli por jo të trashet shumë.
Përgatitja e Cheesecake
- Pasi të kemi nxjerrë cheesecake nga furri dhe te jemi të kënaqur me pjekjen, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të hedhim sipër karamelin e përgatitur më parë. Tortën Cheesecake e lëmë në frigorifer për rreth një orë përpara se ta shërbejmë.
2 comments