Byrek me spinaq dhe Djathë

Receta per byrek e dërguar nga Edlira Sh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Byrek me spinaq vezë djathë dhe qumësht.

Byrek me spinaq dhe Djathë

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 500 gr spinaq i grirë
  • 3-4 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • disa copa djathë
  • pak gjalpë
  • pak kripë

Për petët

  • 500 gr miell
  • 1 gotë ujë

Përgatitja

  • Marrim spinaqin dhe shtypeni me duar deri sa të vyshket. Rrahim vezët me qumështin dhe djathin dhe e përziejmë së bashku me spinaqin dhe pak gjalpë.
  • Përgatisim brumin për petët. Brumin nuk duhet ta bëjmë shumë të fortë, mesatarisht të butë. Dhe e ndajmë në topa të vegjël. Sipas dëshirës 6-7 topa. I hapim me okllai (pec) dhe përdorim miell ose niseshte për të mos u ngjitur.
  • Shtrojmë petët në tavë dhe më pas hedhim një shtresë nga përbërja që përgatitëm më parë. Vazhdojmë kështu për disa shtresa. E vëmë në furë të piqet në temperaturën 200°C për 30 minuta ose derisa pjesa sipër të marrë një ngjyrë karamele.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

102 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.