Bukë e mbushur me mish pule

Bukë e mbushur me mish pule. Receta e dërguar nga Alma M. Një bukë e pastruar nga tuli dhe e mbushur me copa mish pule.

Bukë e mbushur me mish pule

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 bukë e rrumbullakët
  • 750 gr gjoks pule e copëtuar
  • 3/4 e filxhanit djathë guda i grirë
  • 3/4 filxhan djathë mocarela e grirë
  • 2 lugë supe dhiosme e grirë
  • 1 tablete knorr pule
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak vaj ulliri
  • Per Kremen

  • 2 vezë
  • 200 gr pana e gatshme
  • 1 lugë gjelle mustarde

Përgatitja

  • Marrim bukën e rrumbullaket dhe i heqim gjithë tulin.
  • Në një tigan të thellë skuqim copat e mishit të pulës në vaj ulliri deri sa të marre ngjyrë.
  • Shtojmë pak kripë e piper të zi si edhe hudhren të copëtuar shumë hollë. Shtojmë 3 filxhan kafeje ujë dhe tableten Knorr pule dhe trazojme mirë e mirë. E lëmë të zieje për 5-10 minuta.
  • Vendosim dhe pregatisim në një enë tjeter kremen me përberesit e saj. Më pas e shtojmë te copat e pulës duke i hedhur edhe djathrat e grira. Trazojmë mirë.
  • E vendosim brenda bukës dhe e fusim në furrë të ndezur vetëm grilën, vetëm për pak minuta me qëllim që të marrë pak ngjyrë pjekjeje buka.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.