Biskota me puding dhe banane

Ëmbëlsire Biskota me puding dhe bananeReceta e dërguar nga Alesja E. T.

Biskota me puding dhe banane

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 1 pako biskota
  • 2 pako puding i thjeshtë
  • 1 l qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 2 banane

Përgatitja

  • Në fillim marrim qumështin dhe e vëmë të ziejë duke lënë një gotë mënjanë. Më pas marrim pakot e pudingut dhe i tresim në gotën me qumësht, ku shtojmë dhe sheqerin.
  • Pasi qumështi të jetë në proces të zierjes dmth duke u fryrë, hedhim pudingun e tretur dhe i përziejmë derisa masa të marrë formën e kremit.
  • Më pas në një tavë mesatare shtrojmë një shtresë biskotash dhe sipër tyre hedhim dhe një shtresë pudingu me disa feta bananesh dhe vijojmë me të njëjtën procedurë.
  • Shtrojmë përsëri biskotat dhe hedhim përsëri pudingun duke vendosur sipër edhe disa feta të tjera bananesh. Pas kësaj procedure e vendosim tavën në frigorifer dhe me pas e shijojmë të freskët.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me krem

Receta e dërguar nga Flutur B. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona. Tortë me krem.