Bibë me petë – Kuzhina Shqiptare

Bibë me petë nga kuzhina shqiptare. Receta e dërguar nga Lucjana. Recetë tradicionale të Myzeqesë së vogël Vlorë. Bide (quhet e vogla e patës).

Bibë me petë - Kuzhina Shqiptare

Prep Time30 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: mish
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 2 kg bide
  • 1 kg miell
  • 2 kokrra qepe
  • disa domate ose salcë
  • disa erëza

Përgatitja

  • Ziejmë bidën duke e bërë në thela. Fillimisht bëjmë gati brumin dhe hapim petët. I pjekim petët pak sa të thahen. Skuqim qepën i hedhim salcë apo domate, erëza sipas dëshirës, piper dhe i kaverdisim me thelat e mishit.
  • Në tepsi shtrojmë gjysmat e petëve vendosim thelat e patës vendosim mbi të petët e mbetura. Hedhim përsipër lëngun që ka dalë nga zierja e patës derisa të mbulohen petët.
  • E pjekim në furrë mundësisht me dru derisa të dali në ngjyrë kafe të lehtë. Kushdo që do ta provoje do te shijojë një pjatë të mrekullueshme me një shije unike.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fituesit e Konkursit te Gatimit 2013

Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.