Barbunja greke sallatë

Receta per barbunja greke sallatë. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda. Receta e dërguar nga Rovi R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Barbunja greke sallatë

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 1 kg barbunja të njoma
  • 5-6 thelpinj hudhre
  • 5 ml vaj ulliri
  • pak uthull
  • pak kripë

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë u presim anët dhe nëse janë shumë të gjata i presim në mes. I hedhim në një tenxhere me ujë dhe 1 lugë kripë që të ziejnë duke i provuar me një pirun nëse këputen.
  • Nëse piruni i këput janë gati nëse jo duan dhe pak akoma. Mos i zieni shumë që të mos qullosen.
  • Pasi i ziejmë i shpëlajmë me ujë të ftohtë. I lëmë të kullojnë, i hedhim në një enë ku u shtojmë hudhrat e shtypura, uthull dhe vaj ulliri sipas dëshirës.
  • I fusim në frigorifer që të ftohen. Kjo lloj sallate serviret e ftohtë dhe ka një shije të mrekullueshme.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.

Fituesit e Konkursit te Gatimit 2013

Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.