Speca me domate

Specat e pjekur të shoqëruar me domate të skuqura janë një pjatë verore e shijshme. Në këtë stinë perimet janë të freskëta dhe të mira dhe me to mund të gatuajmë shumë pjata të ndryshme. Specat e gatuara në këtë mënyrë mund edhe ti përziejmë me makarona ose shoqërojmë një pjatë mishi.

Speca me domate

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 spec i kuq i madh ose 4 të vegjël
  • 1 spec i verdhë
  • 1 spec jeshil
  • 400 gr domate të freskëta
  • 4 thelpinj hudhre
  • 3 qepë të njoma
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë specat dhe i thajmë me letër. Vendosim specat në zgarë të piqen.
  • Më pas pasi i kemi qëruar mirë, i presim në copa.
  • Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe grijmë hollë qepën e njomë dhe hudhrën.
  • E kavërdisim pak derisa të zbutet. Më pas shtojmë domatet e prera në copa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë për pesë minuta.
  • Më pas shtojmë specat e prera, pak kripë e pak piper. Mbulojmë me kapak përsëri dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa të shohim që salca është lidhur.
  • Pasi është gati, në fund shtojmë majdanoz të grirë hollë dhe e trazojmë.
  • Hedhim specat me domate në pjatë dhe i shërbejmë.
  • kjo pjatë mund të shijohet edhe e ftohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

arti-speca-me-domate-receta-gatimi-tradicionale-shije

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.