Pufka (Meringa)

Pufkat kërkojnë një pjekje të ngadaltë dhe të gjatë, por rezultati do të kënaqë fëmijët tuaj.

Pufka (Meringa)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 100 gr të bardha vezësh në temperaturë ambienti
  • 200 gr sheqer pluhur
  • pak vanilje pluhur
  • 2-3 pika lëng limoni
  • pak kripë

Përgatitja

  • Ndezim furrën të nxehet ne 80°C.
  • Si fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Duhet të kemi kujdes që të ndajmë mirë që të mos bjerë aspak e verdhë në të bardhën. Hedhim pak kripë në enën ku kemi hedhur të bardhat e vezëve dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Shtojmë në të ngadalë edhe gjysmën e masës së sheqerit dhe vazhdojmë ti rrahim.
  • Kur të arrijmë një masë si shkumë të bardhë, ndalojmë me rrahësin elektrik. Bashkojmë në të edhe pjesën e mbetur të sheqerit duke e trazuar ngadalë me anë të një luge druri. Hedhim sheqerin nga një lugë, e trazojmë pastaj shtojmë përsëri. Shtojmë gjithashtu edhe disa pika limoni në mënyrë që masa të bëhet më e shkëlqyer dhe të mos ndihet shumë era e fortë e vezës. Shtojmë pak vanilje pluhur dhe e trazojmë ngadalë gjithmonë nga poshtë lart.
  • Shkumën e përgatitur e fusim pak nga pak në xhepin e pastiçierit dhe i japin formën që dëshirojmë. I vendosim format në tavë ku kemi vendosur letër kuzhine sipër.
  • Vendosim pufka të piqen në furrën e nxehtë përreth 2 orë. Nëse temperatura është më e ulët atëherë piqen për 4-5 orë. Pufkat duhet vetëm të thahen dhe jo të marrin ngjyrë. Nëse pas një ore pjekje shohim që pufkat kanë marrë ngjyrë kafe, ulim temperaturën e furrës.
  • Nëse shohim që në furrë është krijuar lagështi, lemë pak hapur sportelin e furrës.
  • Pasi janë pjekur, nxjerrim pufkat nga furra dhe i lemë të ftohen. Më pas i servirim pufkat.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-gatimi-pufka-femije-food-veze-torta-embelsira-falas-torta

1 Shares
3 comments
  1. 100 gr te bardha vezesh,sa veze duhet me thye? Sa minuta duhet me e rrah qe me marr rezultatin si ne figure? Faleminderit,per keto receta te shkelqyera qe na rekomandoni.

    1. 100 gr te bardha vezesh,sa veze duhet me thye me sakte? Sa minuta duhet me e rrah me mikser elektrik qe me marr rezultatin si ne figure.Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Cheesecake Luleshtrydhe

Cheesecake luleshtrydhe është një ëmbëlsirë e freskët me baze frute, kos dhe panna. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevojë që të piqet. Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsirës nevojiten 3 procese, por rezultati është fantastik

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.