Panine me qumësht

Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Panine me qumësht

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 50 gr sheqer
  • 300 ml qumësht
  • 25 gr maja birre
  • 6 gr kripë
  • 50 gr gjalpë
  • Përbërësit për lyerje sipër

  • 1 vezë
  • pak qumësht

Përgatitja

  • Në një gotë hedhim majanë e birrës, shtojmë 100 ml qumësht dhe 1 lugë sheqer. E trazojmë mirë dhe e mbulojmë me një pjatë të vogël sipër. E lemë disa minuta derisa të krijojë një shkumë sipër.
  • Në një enë ngrohim qumështin e mbetur, i shtojmë gjalpin sheqerin e mbetur dhe kripën. I trazojmë mirë derisa të shkrihen përbërësit. Hedhim miellin në tavolinës e punës, hapim një gropëz në mes dhe shtojmë majanë e shkrirë dhe qumështin me gjalpin.
  • Trazojmë mirë të gjithë përbërësit me kujdes. Zëmë brumin dhe e ngjeshim fort për të paktën 15 minuta. Brumi i përgatitur duhet të jetë pa asnjë kokrrizë, një masë homogjene. Vendosim brumin në një enë qelqi dhe e mbulojmë me pecetë. Vendosim enën në një vend ku të mos ketë korrente ere dhe e lemë të qetësohet përreth 2 orë, derisa masa e brumit të dyfishohet.
  • Më pas, marrim brumin dhe i japim formën e një cilindri, nga ku marrim pjesë të vogla rreth 30 gr secila dhe krijojmë paninet. Mund të krijojmë edhe forma të tjera buke sipas fantazisë. Vendosim paninet në një tavë me letër kuzhine sipër. Me anë të një peneli lyejmë paninet sipër me qumësht. Pasi i kemi lyer komplet, i lemë paninet të qetësohen përreth gjysmë ore.
  • Ndezim furrën të nxehet në 220*C. Pasi paninet janë fryrë i lyejmë sipër me penel me vezën e rrahur. Vendosim paninet në furrë të piqen përreth 15-20 minuta. Nxjerrim paninet nga furra dhe i lemë të ftohen pak.
  • Këto panine janë ideale për tu mbushur me proshutë a sallam e për të bërë sa më të këndshëm një ditë të bukur pikniku.

Notes


Përgatitja është shumë e lehtë, por kërkon pak kohë.

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

panine-buke-bere-vet-shtepi-receta-gatimi-food-bread-gatuaj

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.