Oriz me asparag (shparg)

Orizi me asparag është një pjatë e parë e shijshme dhe delikate. Asparag ose shparg siç është përkthimi në shqip është një perime shumë e pasur me vitamina e vlera ushqyese.Rizoto i gatuar me asparag dhe i përzier në fund me djathë parmixhan është me të vërtetë një pjatë e mirë dhe e shëndetshme.

Oriz me asparag (shparg)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr oriz
  • 250 gr asparag shparg
  • 50 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 ml verë të bardhë
  • 100 gr djathë parmixhan i grirë
  • 1 qepë
  • pak kripë
  • pak piper i bardhë

Përgatitja

  • Si fillim marrim asparagët dhe i pastrojmë. I lajmë me ujë të ftohtë dhe i vendosim të ziejnë në tenxhere me avull ose tenxhere me ujë. Pasi janë zier, i presim me kujdes duke lënë veç majat e asparagut.
  • Në një tenxhere hedhim vajin dhe 20 gr gjalpë. Shtojmë qepën e grirë hollë. E trazojmë mirë dhe e lemë të zbutet me zjarr të ngadaltë përreth 15 minuta. Më pas shtojmë dhe orizin, e kavërdisim pak. E shuajmë me verë dhe lemë derisa të avullojë alkooli. Pastaj shtojmë ujë të ngrohtë ose ujin që kemi zier më parë asparagët.
  • Shtojmë ujë pak nga pak derisa të ziejë orizi. Hedhim pak kripë e pak piper të bardhë të bluar. E trazojmë mirë. Kur orizi është gjysmë i zier, shtojmë edhe asparagët e prerë duke lënë veç majat e tyre. I përziejmë mirë me orizin dhe i lemë të përfundojnë zierjen.
  • Fikim zjarrin dhe shtojmë në tenxhere te orizi gjalpin e mbetur dhe djathin e grirë.
  • E trazojmë mirë derisa të shkrihet gjalpi. Më pas e hedhim në pjata duke i vënë sipër majat e asparagut. Mund ti hedhim pak piper të bardhë e djathë sipas dëshirës.
  • Pjata është gati për tu servirur.

Notes

Përgatitja

oriz-risoto-receta-gatimi-italiane-ricette-cucina-ashparag-food

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

oriz-risoto-receta-gatimi-italiane-ricette-cucina-ashparag-red-plate

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.