Couscous me perime

Couscous me perime është një pjatë e njohur mesdhetare, me origjinë nga Afrika e Veriut. Kjo është një recetë e lehtë dhe e shijshme.

Couscous me perime

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për couscous

  • 250 gr couscous
  • 260 ml ujë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Përbërësit për salcën me perime

  • 1 qepë e njomë
  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • 1 patëllxhan
  • 3-4 lule brokoli
  • 1 degë selinoje
  • 9-10 domate të vogla
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak kripë
  • 1 spec djegës nëse e gatuani për fëmijët mos e shtoni
  • 2-3 gjethe borziloku

Përgatitja

  • Si fillim marrim patëllxhanin dhe pasi e kemi larë, e presim në copa, e vendosim në një kullojëse me pak kripë sipër. Në këtë mënyrë i heqim hidhërimin që ka.
  • Marrim një enë qelqi të madhe dhe hedhim në të couscous. Shtojmë ngadalë ujin e nxehtë. E trazojmë me lugë e më pas e mbulojmë me kapak në mënyrë që të thithë gjithë ujin couscousi.
  • Ndërkohë përgatisim salcën.

  • Lajmë e presim perimet në copa, presim karrotën, selinonë, kungullin, domatet. Grijmë edhe qepën hollë.
  • Hedhim vaj ulliri në tigan dhe shtojmë qepën e grirë. Shtojmë hudhrën e prerë hollë. I kavërdisim për pak minuta derisa të zbuten e më pas shtojmë perimet me radhë, në fillim selinonë e karrotën, e më pas brokolin, kungullin e patëllxhanin. I trazojmë së bashku. Në fund shtojmë edhe domatet dhe specin djegës. I hedhim pak kripë dhe i pjekim përreth 10 minuta derisa të jenë zbutur perimet. Në fund, pasi kemi fikur zjarrin, hedhim edhe gjethet e borzilokut.
  • Marrim enën ku kemi hedhur couscous dhe me anë të një piruni e trazojmë mirë derisa të mos ketë më kokrriza. Shtojmë edhe vajin e ullirit dhe e trazojmë përsëri. Hedhim dhe perimet sipër dhe e përziejmë ose hedhim couscous në pjata e më pas shtojmë perimet mbi të.
  • Servirim couscous direkt ose mund ta ruajmë në frigorifer për ta servirur një ditë më pas.

Notes

receta-gatimi-cous-cous-arabike-vegjetarjane-d

Përgatitja e Couscous

Mbetet i shijshëm edhe i ftohtë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-gatimi-cous-cous-arabike-vegjetarjane-b

receta-gatimi-cous-cous-arabike-vegjetarjane-c

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Pulë me oriz në tavë

Gatimet me mish pule janë të shumëllojshme. Pulë me oriz në tavë është një recetë e shijshme dhe ruan gjithë vlerat ushqimore. Përgatiteni kur të keni të ftuar, do të ngelen të kënaqur.

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.