Pandispanjë me kakao

Pandispanja me kakao është baza ideale për të përgatitur torta të mbushura e të zbukuruara, por mund të shijohet edhe thjesht siç është për mëngjes ose mbas-dite. Kjo ëmbëlsirë është një alternativë e pandispanjës klasike dhe pëlqehet shumë edhe nga fëmijët.

Pandispanjë me kakao

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për një tortë me diametër 24-26 cm

  • 130 gr miell
  • 50 gr niseshte patate
  • 200 gr sheqer
  • 40 gr kakao pluhur
  • 3 vezë+8 të verdha vezësh

Përgatitja

  • Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës.
  • Në enën e një roboti kuzhine hedhim sheqerin dhe 3 vezët e plota. Vëmë në lëvizje robotin dhe e lemë që të rrahi mirë përbërësit derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe homogjene. Do të duhen rreth 20 minuta. Më pas shtojmë edhe të verdhat e vezëve dhe i rrahim për 15 minuta të tjera.
  • Në një enë tjetër bashkojmë miellin, niseshtenë dhe kakaon. I sitim mirë.
  • Marrim enën ku kemi rrahur vezët dhe bashkojmë në të përbërjen me miell, kakao e niseshte. I trazojmë me ngadalë me një lugë druri. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart që të mos shfryhet masa e fryrë e vezëve.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me pak gjalpë e miell.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 40-45 minuta.
  • Pasi është pjekur e lemë të ftohet.
  • Pandispanje me kakao është gati. Mund ta shërbejmë thjesht siç është me pak sheqer pluhur sipër ose mund ta përdorim si bazë për torta të ndryshme.

Notes

Përgatitja e pandispanjës është e thjeshtë dhe me pak përbërës.

Përgatitja

torte-pandispanje-receta-embelsira-gatime-gatuaj-dekor

Ju bëftë mirë!

torte-pandispanje-receta-embelsira-gatime-gatuaj-karamel

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.