Kunguj të skuqur

Kungujt e skuqur janë me të vërtetë shumë të shijshëm. Me pak përbërës dhe në pak kohë, ne do të gatuajmë një pjatë ideale për të shoqëruar një pjatancë me mish ose një antipastë.

Kunguj të skuqur

Sasia: 0

Përbërësit

  • 4 kunguj
  • pak kripë
  • 1 lugë gjelle miell
  • pak vaj për skuqje

Përgatitja

  • Lajmë mirë kungujt dhe i thajmë me një letër kuzhine.
  • Presim për së gjati kungujt duke i lënë edhe lëkurën. Pasi i kemi prerë të gjithë kungujt u hedhim pak kripë e më pas i vendosim në një kullonjëse. I lemë aty përreth gjysmë ore në mënyrë që të lëshojnë ujin e tepërt.
  • Më pas i thajmë pak kungujt me një pecetë të pastër dhe i përziejmë me pak miell.
  • Vendosim vajin të nxehet dhe kur është gati hedhim kungujt me kujdes.
  • Pasi janë pjekur, heqim kungujt dhe i vendosim në një pjatë me letër kuzhine poshtë në mënyrë që të thithi vajin e tepërt.
  • Shërbejmë kungujt e skuqur të ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

kunguj-te-skuqur-receta-gatimi-arti-kuzhines-tryeza-tradicionale

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm