Simite për mëngjes (Bukë lepurushi)

për mëngjes si për fëmijë edhe gjithë familjen. Nëse dëshironi mund ti shoqëroni me pak reçel ose çokokrem sipër, ose thjesht siç janë. Janë shumë të shijshme dhe ngjajnë shumë me "croissant".

Simite për mëngjes (Bukë lepurushi)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 500 ml qumësht
  • 2 vezë + 1 të verdhë veze për lyerje sipër
  • 150 gr vaj
  • 3 lugë gjelle me sheqer ose mjaltë
  • 30 gr maja birre
  • pak kripë
  • pak lëkurë limoni
  • pak ujë i vakët

Përgatitja

  • Si fillim shkrijmë majanë në pak ujë të vakët. Hedhim miellin në banakun e punës dhe i hedhim pak kripë. I trazojmë pak.Më pas hedhim gjithë përbërësit me radhë. Fillojmë me vezët, i përziejmë ngadalë, pastaj shtojmë sheqerin ose mjaltin, dhe më pas qumështin e vajin. Shtojmë pas kësaj edhe majanë e shkrirë.
  • Zëmë brumin shpejt, e ngjeshim mirë. E punojmë me kujdes. E vendosim brumin në një enë qelqi dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë brumin të vijë përreth 1 orë ose derisa të shohim që masa dyfishohet. Më pas e marrim brumin dhe e bëjmë në formë roleje. E ndajmë në 20 pjesë. Çdo pjesë e bëjmë në formë roleje, si formë kërmilli dhe i vendosim në një tepsi ku kemi vendosur letër furri.
  • Pasi i kemi vendosur të gjitha pjesët mbulojmë tepsinë dhe e lemë që të vijë përreth 15 minuta. Më pas në një enë rrahim të verdhën e vezës me pak qumësht dhe i lyejmë sipër simitet me furçë. Vendosim tepsinë në furrë të nxehtë 180°C dhe i pjekim përreth 25-30 minuta, ose derisa të shohim që simitet sipër kanë marrë një ngjyrë të bukur të kuqërremtë.
  • Pasi kemi fikur furrën i lemë akoma në të përreth 10-15 minuta. Më pas i nxjerrim i lemë të ftohen pak dhe i ndajmë. I shërbejmë simitet të ngrohta, të shoqëruara me pak reçel ose i shijojmë ashtu siç janë.

Notes

buke-e-ber-vet-furre-brum-pizza-receta-gatimi-shqip-3
buke-e-ber-vet-furre-brum-pizza-receta-gatimi-shqip-5

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

buke-e-ber-vet-furre-brum-pizza-receta-gatimi-shqip-1

buke-e-ber-vet-furre-brum-pizza-receta-gatimi-shqip-2

8 Shares
5 comments
      1. Op op njer,veq mendoni se qashtut është,po qfarë të mira bre,po ku dinë shqiptaret me gatu ec bre,me ka veq me iq po ama per tjera punë shqipet nuk janë.Po qito që po i shohim ne foto krejt copy-passte i kan bo shqipet,kjo vlenë edhe për ty NERTI nuk po e di,sepse si gjini asnjëjëse po më duket Niku-nofka juaj.Klm.e mos komplimento pa kokërr lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek me patate

Byrek me patate është një recetë tradicionale shqiptare dhe ka një shije të pasur edhe të veçantë. Mund të shërbehet si pjatë unike ne festa ose piknik, absolutisht për tu provuar.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)