Salcë kima

Për përgatitjen e kësaj salce ka disa receta, mund të përgatitet vetëm me një lloj mishi, mund ti shtosh edhe salçiçe, por ne e kemi përgatitur me dy lloj mishi. Kima -në e përgatitur mund ta vendosim në ngrirje dhe e përdorim kur të na duhet.

Salcë kima

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 gr mish viçi i grirë
  • 250 gr mish derri i grirë
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 degë selinoje
  • 300 gr salcë domate
  • 1 gotë verë e kuqe
  • pak piper
  • pak kripë
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 3 gjethe dafine

Përgatitja

  • Fillojmë të qërojmë e pastrojmë qepët dhe karrotat. Pastrojmë e lajmë selinonë. Me një grirës elektrik ose me thikë grijmë hollë qepën, karrotat dhe selinonë.
  • Në një tenxhere të thellë hedhim vaj ulliri dhe shtojmë në të perimet e grira. I lëmë të zbuten e të kavërdisen mirë. Më pas shtojmë edhe mishin e grirë ( të dy llojet e mishit).
  • E trazojmë vazhdimisht dhe e lemë me zjarr të fortë derisa mishi të jetë skuqur mirë. Pastaj e shuajmë më verën e kuqe. E lemë derisa alkooli të jetë avulluar.
  • Pastaj shtojmë salcën e domates. Shtojmë edhe gjethet e dafinës. Pasi disa minutash që ka filluar zierjen mund të shtojmë edhe një gotë ojë ose brodo (kliko këtu për recetën).
  • Ulim zjarrin, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 2 orë duke e trazuar herë pas here.
  • Pak para se ta heqim nga zjarri i hedhim kripë e piper, e trazojmë mirë. Raguja është gati. Mund ta shërbejmë me makarona sipas dëshirës.

Notes

Përgatitja e Salces Kima

Gatim të mbarë!

Lexoni gjithashtu recetën për lazanja apo salcen beshamel!

3 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Gjelle me mish viçi

Gjella me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Salca beshamel

Salsa beshamel është një salcë që gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën italiane, franceze, angleze dhe jo vetëm. Kjo salcë e bardhë është e njohur kudo. Thuhet që salca beshamel merr emrin nga shpikësi i saj qe quhej Louis de Béchameil, markez i Nointel, chef ne hotelin e Louis XV në Francë. Nga fundi i shekullit të XVIII salsa béchameil mori emrin béchamelle.