Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel qershie dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

Reçel qershie

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg qershi
  • 1 kg sheqer
  • 1/2 gote uji

Përgatitja

  • Për përgatitjen e reçelit preferohen qershi të pjekura. Pasi i kemi larë mirë qershitë, i lemë të kullojnë e më pas u heqim bishtat dhe bërthamat.
  • Në një tenxhere hedhim ujin me sheqerin dhe e vendosim në zjarr. E lemë derisa të fillojë të ziejë, e trazojmë mirë. Më pas shtojmë qershitë e pastruara. I lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 40-45 minuta. Duhet të kemi kujdes që tenxherja s'duhet mbuluar sepse reçeli 'gufon' dhe derdhet mbi sobë.
  • Pasi ka kaluar kjo kohë e kemi reçelin gati. (Një sekret për të dalluar nëse reçeli është gati është kur me lugë druri e trazojmë dhe ai lëshon të lëshojë flluska ose bulëza dhe jo shkumë.)
  • E lemë të ftohet pastaj e shërbejmë.
  • Nëse duam që reçel qershie ta ruajmë për një kohë të gjatë, e hedhim në vazo qelqi të ngrohtë në temperaturën 80°C dhe e mbyllim fort me kapak.

Notes

Përgatitja e reçelit

Ju bëftë mirë!

Top photo credit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.