Qofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Qofte me salcë

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për qoftet

  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 100 gr galetë ose tule buke e grirë
  • 2 vezë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak majadanoz
  • pak piper
  • pak arrë moskat e grirë
  • pak kripë
  • 30 gr djathë parmixhan i grirë
  • Përbërësit për salcën

  • 750 ml salcë domate
  • 1 qepë
  • 1-2 thelpinj hudhre
  • 1 karrotë
  • 1 degë selinoje
  • 5-6 gjethe borziloku
  • 5-6 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim qoftet. Në një enë qelqi hedhim mishin e grirë e shtojmë në të përbërësit me radhë. Në fillim shtojmë galetën ( ose tulen e bukës të grirë), më pas djathin e grirë, vezët, majdanozin e grirë hollë, pak kripë, pak piper, pak arrë moskat. Qërojmë qepën dhe hudhrën dhe i grijmë me grirësin elektrik dhe i shtojmë në enë me përbërsit e tjerë. Trazojmë mirë gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Mbulojmë enën me një pecetë të pastër sipër dhe e lemë të pushojë.
  • Ndërkohë përgatisim salcën.
  • Hedhim vaj ulliri në një tigan. Shtojmë qepën e grirë shumë hollë dhe hudhrën. Me një grirës elektrik grijmë mirë karrotën e qëruar dhe selinonë. I shtojmë te tigani me qepë. I skuqim mirë. Më pas shtojmë dhe salcën e domates. I trazojmë me ngadalë. Shtojmë pak kripë e pak piper. I trazojmë përsëri dhe mbulojmë tiganin me kapak. I lemë të zienë me zjarr të ngadaltë dhe herë pas here e trazojmë.
  • Ndërkohë marrim enën me masën e përgatitur për qoftet. Marrim pak (rreth 10-15 gr) nga përbërja dhe fillojmë të bëjmë qofte të vogla të rrumbullakëta. Kur ti kemi mbaruar të gjitha i hedhim me kujdes në tiganin me salcë. Duhet të kemi kujdes që të mos ti trazojmë por duhet të lëvizim ngadalë tiganin që të mbulohen me salcë. I mbulojmë me kapak dhe i lemë kështu përreth 20 minuta ose derisa të shohim që salca është trashur plotësisht. Në fund shtojmë edhe gjethet e borzilokut. Heqim tiganin nga zjarri dhe shërbejmë qoftet të ngrohta.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-gatimi-qofte-mish-i-grire-1

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Mish me erëza

Mishi i përgatitur me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Kima me Vezë në Tavë Balte

Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.